Bankat kryesore në të gjithë botën po financojnë kompani të karburanteve fosile me një shumë prej triliona dollarësh.
Sipas raportit “Bankat dhe Kaosi Klimatik 2021” të botuar nga një koleksion i organizatave klimatike, është zbuluar se 60 nga bankat më të mëdha tregtare dhe të investimeve në botë kanë vendosur së bashku 3.8 trilionë dollarë në karburante fosile nga 2016 në 2020.
Raporti ka zbuluar se financimi i karburanteve fosile nga bankat ishte më i lartë në vitin 2020 se sa në vitin 2016 i cili ishte viti i parë i plotë i Marrëveshjes Klimaterike të Parisit.
Në bazë vjetore, financimi total i karburanteve fosile ra 9% në vitin 2020.
Tre bankat që bënë financimin më të madh të karburanteve fosile në vitin 2020, ishin “JPMorgan Chase” me 51.3 miliardë dollarë; “Citi” me 48.4 miliardë dollar dhe “Banka e Amerikës” me 42.1 miliardë dollarë.
Ish-Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare në 2017 ndërsa Presidenti Joe Biden u bashkua përsëri me Marrëveshjen e Parisit në ditën e tij të parë në detyrë.
Marrëveshja u hartua në vitin 2015 për të forcuar përgjigjen globale ndaj kërcënimive mjedisore për ndryshimet klimaterike.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



