Para

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri zerojnë komisionet për transfertat drejt Ukrainës

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të zerojnë komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve – qytetarë/individë dhe institucione shtetërore të Ukrainës.

Në njoftimin e Shoqatës thuhet se ndonëse janë analizuar efektet në ekonominë  e vendit, vazhdon solidariteti me qytetarët ukrainas.

Sipas njoftimit kjo do të lehtësojë të gjithë ata që duan të kontribuojnë me ndihma dhe donacione për institucionet shtetërore, organizata të tjera jo fitimprurëse dhe qytetarët në nevojë.

“Industria bankare, duke analizuar efektet e mundshme që ky konflikt të ketë në ekonominë shqiptare, mbetet në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës në të drejtën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë