Nga Gazeta ‘SI’ – Ndërsa kanë hezituar të kreditojnë individët, bankat në vend kanë rritur kreditë e dhëna për bizneset.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës korrik-shtator, bankat në vend dhanë më shumë kredi për sipërmarrjet dhe lehtësuan disi kushtet e huasë. Bankat argumentojnë se bizneset janë në situatë të mirë financiare, tregues pozitiv edhe për trendin e kreditimit.
Më shumë kredi u dha për bizneset e vogla dhe të mesme, e më pak për ato të mëdha.
Sektori bankar parashikon rritje të kërkesës për kredi nga bizneset deri në fund të vitit.
Për të njëjtën periudhë, bankat miratuan më pak kredi për individët, si rezultat i masave nga Banka e Shqipërisë për të kufizuar kredimarrjen me qëllim për blerje prone.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



