Ekonomi

Banka Qendrore Europiane u bën thirrje qeverive të nxisin stimulin fiskal

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, u bën thirrje qeverive se duhet të sigurohen që të hartojnë planin e tyre të përbashkët të shpenzimeve  për të siguruar rimëkëmbjen e rajonit nga pandemia.

“Fondi i rikuperimit prej 750 miliardë euro duhet të bëhet funksional pa vonesë. Politika fiskale do të forconte transmetimin e masave të politikës tonë monetare.”- u tha Lagarde ligjvënësve në Parlamentin Europian.

Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfundojnë planet e tyre të shpenzimeve në javët e ardhshme.

 Qeveritë kombëtare aktualisht janë në bisedime me Komisionin Europian se si të shpenzojnë fondin e përbashkët, dhe disa plane janë gjykuar të papërshtatshme deri më tani.

Ekonomia e zonës euro tashmë ka mbetur prapa SHBA-së për shkak të shtrirjes së ngadaltë të vaksinave, e ndërlikuar tani edhe më shumë nga pezullimi i vaksinës  “AstraZeneca” në disa shtete anëtare.

BQE po rrit rimin e programit të saj të blerjes së obligacioneve për tre muajt e ardhshëm për të parandaluar rendimentet më të larta, por kjo po  dëmton akoma më tej rimëkëmbjen ekonomike.

Legarde u tha ligjvënëse se tashmë është e qartë që rikuperimi i ekonomisë do të jetë i vështirë edhe në gjysmën e dytë të vitit 2021.

 Komentet e saj erdhën pasi anëtari i Sllovakisë në Këshillin Drejtues të BQE-së, Peter Kazimir, shprehu shqetësimin se BE po nxit stimulin e tij fiskal shumë ngadalë në krahasim me SHBA-në.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë