Treg

Banka Qendrore Europiane gati për të krijuar euron digjitale

Banka Qendrore Europiane është gati të ndërmarrë një hap tjetër në krijimin e një paraje të re në rajon, një euro digjitale.

Politikbërësit do të vendosin të Mërkurën nëse do të kalojnë në një fazë eksploruese, për të cilën Presidentja Christine Lagarde mendon se mund të zgjasë rreth dy vjet.

Në fund të fundit, qytetarët e zonës euro mund të kenë një monedhë virtuale nga mesi i kësaj dekade.

“Do të prekë jetën e njerëzve në një mënyrë shumë intime”,-tha Lagarde për Televizionin Bloomberg.

“Ajo që kemi dëgjuar nga njerëzit është se ata duan t’u mbrohet privatësia. Por në të njëjtën kohë duhet të sigurohemi që nuk përshpejtohet pastrimi i parave ose financimi i terrorizmit, kështu që në secilin aspekt duhet të vendosim ekuilibrin e duhur”.

Nëse BQE shkon në atë rrugë, ka të ngjarë të ndjekë hapat e Kinës, ku eksperimentet kanë filluar në disa qytete. Ishujt Karaibe Lindore që kanë një bankë qendrore, përfshirë Grenada dhe St.Kitts dhe Nevis, kanë nisur tashmë krijimin e monedhës së tyre digjitale. Banka Federale e SHBA dhe Banka e Anglisë po shikojnë mundësitë për krijimin e një të tille.  

Kërkimet dhe vërejtjet zyrtare portretizojnë një sistem pagese që është i shpejtë, i lehtë për t’u përdorur, i sigurt dhe thelbësore.

Për të zvogëluar atë rrezik, anëtari i Bordit Ekzekutiv Fabio Panetta ka sugjeruar një kufi prej rreth 3.000 euro digjitale (3.550 dollarë) që mund të mbahet nga çdo individ.

Bankat do të kenë akoma shumë për të bërë. BQE nuk dëshiron të merret drejtpërdrejt me qindra miliona mbajtës të llogarive.

BQE ka shumë për të thënë mbi politikën monetare të euros digjitale, por raporti i vitit të kaluar tregoi se mund të ishte një “mjet i fuqishëm” dhe se një rol “mund të materializohej në të ardhmen”.

Kjo mund të heqë disa pengesa për uljen e normave të interesit edhe për të stimuluar ekonominë, pasi eurot digjitale nuk mund të grumbullohen lehtë.

Kjo gjithashtu do të bënte më të lehtë për transferimin e parave direkt tek konsumatorët për të rritur konsumin. Lagarde dhe paraardhësi i saj Mario Draghi e kanë etiketuar atë politikë të mundësisë së fundit si një vendim për qeveritë dhe jo për bankat qendrore.

Lagarde ka treguar entuziazëm për një euro digjitale, por nuk ka insistuar në të dhe thotë se nuk po nxiton të jetë ndër të parat që do të zbatojë një të tillë.

Burimi: Bloomberg /Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë