Ekonomi

Banka Europiane rrit normën e interesit për herë të parë pas 11 vitesh

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur normat e interesit për herë të parë në 11 vite, ndërsa përpiqet të kontrollojë inflacionin në rritje, në Europë.

BQE rriti normën bazë të interesit me 0.5% nga 0% që ishte dhe planifikon rritje të mëtejshme më vonë gjatë vitit.

Norma ka qenë negative që nga viti 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në BQE.

Çmimet e konsumit u rritën me një normë rekord prej 8.6% në 12 muajt deri në qershor. Kjo është shumë mbi objektivin e bankës prej 2%.

Disa banka qendrore, duke përfshirë Bankën e Anglisë, kanë rritur normat ndërsa rritja e çmimeve përshpejtohet. Rritja e kostove të energjisë, karburantit dhe ushqimit po rrit inflacionin, duke ushtruar presion mbi familjet në vështirësi./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë