Banka Europiane Qendrore reduktoi për herë të tetë këtë vit normën e interesin përballë një ekonomie që po vuan nga tarifat e Donald Trump.
Banka njoftoi një shkurtim të normës së interesit me 25 pikë në 2% dhe uli pritjet e saj për inflacionin për shkak të një euro më të fortë dhe kostove më të ulëta të energjisë.
“Në veçanti, vendimi për të ulur normën e lehtësisë së depozitave – norma përmes së cilës Këshilli Drejtues drejton qëndrimin e politikës monetare – bazohet në vlerësimin e përditësuar të perspektivës së inflacionit, dinamikën e inflacionit bazë dhe fuqinë e transmetimit të politikës monetare”, tha BQE në deklaratën e saj.
Sipas analistëve të Bloomberg, blloku është i frikësuar nga lëvizjet e Donald Trump dhe rrezikun e një lufte tregtare. Ata presin një reduktim tjetër në shtator dhe thonë se shumë shpejt do të ketë një parashikim të efektit real të tarifave.
Muajt e ardhshëm pritet të jenë të ngadaltë për ekonominë europiane, por shpenzimet ushtarake dhe infrastrukturore mund të rikthejnë inflacionin dhe rritjen në afatgjatë.
“Rishikimet në rënie krahasuar me projeksionet e marsit, me 0,3 pikë përqindjeje për vitin 2025 dhe 2026, reflektojnë kryesisht supozime më të ulëta për çmimet e energjisë dhe një euro më të fortë”, tha banka qendrore.
Ndërkohë, inflacioni bazë u rishikua në rritje nga vlerësimi i marsit të mëparshëm prej 2.2%, në një pritje prej 2.4% këtë vit./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.