Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë ka rritur me 36% rezervën e saj të arit.
Shifrat e shtatori 2025 trgeojnë se stoku total i arit rezervë ka arritur 351 milionë euro. Nga shtatori i vitit të shkuar, kursi i Bankës tregon se vlera e arit është rritur më më shumë se 1 mijë euro.
Në tërësi e gjithë rezerva valutore e BSH-së është rritur dhe qëndron në nivelin e 7.2 mld eurove, ku ari zë vetëm një vend të vogël, 4.8%.
Pjesa më e madhe e rezervës, 73% e saj, përkthyer në 5.3 mld euro i përket titujve të borxhit dhe 1.3 mld euro janë në valutë.
Rritja rekord e rezervës valutore vjen si rezultat i operacioneve të shumta nga Banka, madje edhe të paparashikuara, kur ka blerë nga tregu sasi të mëdha të euros me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit. Deri në qershor 2025, BSH bleu 195 mln euro, ndërsa një vit më parë kishte blerë 542 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



