Para

Banka e Shqipërisë shton ‘mbrojtjen’ përballë rritjes së kredisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë ka shtuar mbrojtjen për sistemin bankar lidhur me rritjen e kreditimit.

Sipas vendimit të publikuar të Bankës, shtesa kundërciklike e kapitalit, KUNC, rritet në 0.5% nga 0.25% që ishte. Kjo është rritja e dytë e kësaj norme në 6 muaj, pas aktivizimit në korrik 2024.

Sipas definicionit të vetë Bankës, KUNC aktivizohet gjatë periudhave të rritjes së rrezikut sistemik, në këtë rast kreditimi i lartë, matur në raport me PBB-në.

Atëherë, Banka argumentonte se ky tregues është negativ, por madhësia e vlerës negative është zvogëluar. Hendeku i raportit të kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte -7.2 pikë përqindje, nga -7.84 pikë përqindje që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. BSH pati lajmëruar për rritjen e dytë të KUNC.

Më herët, banka qendrore i bëri thirrje bankave tregtare në vend të moderojnë rritjen e kredisë, pasi mund të sjellë rreziqe për sistemin dhe konsumatorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë