Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë parashikon një kurs këmbimi më të qetë gjatë 2025-s.
Në një prononcim për mediat, drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli, shprehet se kursi nuk do të jetë më aq i fortë sa muajt e shkuar.
“Theksoj që gjatë vitit 2024, ne kemi pasur një nivel inflacioni lehtësisht nën objektivin e Bankës Qendrore, pra niveli mesatar ka qenë 2.2% dhe në një masë të madhe kjo lidhet me efektin frenues që ka sjellë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit 2024. Për vitin 2025 e në vazhdim, pavarësisht problematikave që ka parashikimi i kursit të këmbimit, ne presim një ecuri më të balancuar të këtij treguesi në raport me zhvillimet që janë vënë re dy vitet e fundit, që do të thotë që edhe efekti frenues në inflacion që kemi pasur në 2023 dhe 2024, nuk do të jetë më aq i fortë në të ardhmen”.

Themeli u shpreh gjithashtu se konteksti global vijon të shfaqë pasiguri të larta që vijnë nga tensionet gjeopolitike, por gjithashtu edhe nga lufta tregtare dhe planet për vendosjen e tarifave në nivele të ndryshme ndërmjet blloqeve konkurrente gjeopolitke, gjë që do të ishte një goditje negative për ekonominë shqiptare. Nëse këto goditje do të materializohen, ato do të pasqyrohen në qëndrimin e politikës monetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.