Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë nisi sot Javën Globale të Parasë për vitin 2026, me sloganin “Flasim zgjuar për paranë!”.
Qëllimi i kësaj nisme është të rrisë njohuritë financiare të fëmijëve de të rinjve për të zhvilluar një kulturë të shëndetshme financiare.
Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko u shpreh se, në një kohë kur teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si menaxhojmë paranë, edukimi financiar bëhet një element gjithnjë e më i rëndësishëm.
Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave do të organizohen një sërë aktivitetesh edukative, përfshirë leksione të hapura, konkurse, nisma ndërvepruese dhe takime informuese për nxënës dhe studentë. Këto aktivitete synojnë të nxisin diskutimin mbi menaxhimin e parasë, vendimmarrjen financiare dhe rëndësinë e edukimit financiar, në një kohë kur teknologjia dhe shërbimet digjitale po transformojnë mënyrën se si përdorim dhe menaxhojmë paranë.
Guvernatori shtoi se, përmes kësaj nisme, organizatorët synojnë të inkurajojnë veçanërisht të rinjtë të informohen dhe të ndërtojnë aftësi për të marrë vendime financiare të zgjuara, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre të ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje