Para

Banka e Shqipërisë bleu 7.5 mln euro në ankandin e rezervës valutore

Në ankandin e parë të blerjes valutore për vitin 2022, Banka e Shqipërisë bleu 7.45 mln euro me kurs mesatar 121.43 lekë.

Shuma që BSH kishte parashikuar për të blerë në këtë ankand ishte midis 5-8 mln euro nga 140-200 mln euro që është parashikuar për të gjithë vitin 2022.

Ndërkohë, për të gjithë vitin 2021, Banka bleu rreth 120 mln euro dhe rezerva valutore kaloi shifrën e 5 mld eurove, niveli më i lartë historik.

Rezerva valutore menaxhohet nga Banka e Shqipërisë me synimin e mbulimit të nevojave emergjente ka tregu ekonomik  për valutë të huaj, por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Ankandi i fundit i BSH-së nuk është reflektuar në kursin e këmbimit në vend, ku euro rezulton ende në nivele të njëjta me ato të ditëve të fundit.

Fundi i vitit 2021, luhati kursin e euros duke e zhvlerësuar kundrejt lekut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë