Ekonomi

Banka Botërore ul me 0.3 pikë parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Botërore ka ulur parashikimin për ekonominë shqiptare gjatë 2025-s.

Në raportin e prillit, BB thotë se ekonomia e vendit do të rritet me 3.2% nga 3.5% që parashikonte në janar. Në rënie është edhe parashikimi për 2026-n, në 3.1% nga 3.3%.

Banka parashikon rënie për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Europën gjatë këtij viti përballje sfidave të mëdha globale që do të prekin rajonin. Pasiguria e brendshme politike, aktiviteti i dobët i prodhimit në zonën e euros dhe mbështetja e reduktuar fiskale paraqesin kufizime të mëdha për rritjen më të shpejtë.

Sipas përllogaritjeve të Bankës, Shqipërisë do t’i duhen më shumë se 20 vite për t’u bërë një ekonomi brenda fashës së të ardhurave të larta vjetore ku pragu është 14.005 dollarë për frymë. Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi do t’i duhen më pak se 20 vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë