Ekonomi

Banka Botërore: Shqipëria nuk ka kryer shpenzimet kapitale. E vetmja qeveri në rajon me suficit

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka kryer më pak shpenzime kapitale se vendet fqinje.

Nga matjet e Bankës Botërore, shpenzimet kapitale të Shqipërisë për 2024-n janë sa 28.9% e PBB-së së vendit, përqindja më e ulët e Ballkanit Perëndimor. Kjo, thekson Banka, ka bërë që Shqipëria, ndryshe nga qeveritë e tjera, të dalë me suficit buxhetor dhe jo deficit.

Si pasojë, Shqipëria raporton një përmirësim të balancës fiskale, ndikuar dhe nga një rritje e të ardhuravë tatimore.

BB analizon se pavarësisht se Shqipëria pati një rritje të pagave në sektorin publik, “fatura” e pagave kundrejt PBB-së është 4.5%, dukshëm më poshtë mesatares rajonale.

Shqipëria pati rritjen më të vogël të shpenzimeve sociale, kryesisht për pensionet gjatë 2024-s, vetëm 0.4 pikë përqindje. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë