Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Botërore ka rritur përsëri parashikimet për ekonominë e Shqipërisë deri në fund të 2023-shot, në 2.8%. kjo shifër është 0.6 pikë përqindje më e lartë se ajo që BB kishte parashikuar në janar.
Për vitin 2024, BB pret këtë herë një rritje më të ulët ekonomike nga ajo e janarit, 3.3% nga 3.4%. E njëjta shifër pritet edhe për vitin 2025.
Për të gjithë Ballkanin Perëndimor Banka pret një rritje të ekonomisë me 2.6%. Kosova projektohet të jetë vendi me rritjen më të lartë në rajon, prej 3.7% këtë vit. Për Kosovën projeksionet mbeten të pandryshuara krahasuar me ato të janarit të këtij viti. Veç Kosovës, vetëm Mali i Zi projektohet të ketë një rritje më të lartë së Shqipëria këtë vit, pranë 3.7%. Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të regjistrojnë rritje më të ulët të ekonomisë se Shqipëria.
Banka thekson se deri në 2024-n, inflacioni do të qëndrojë në rreth 5%.
“Rreziqet për perspektivën rajonale mbeten të anuar nga kahu i poshtëm. Një ngadalësim më i fortë se sa pritej në zonën e euros do të zbehte më tej kërkesën e jashtme për Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor. Një përshkallëzim i pushtimi i Ukrainës mund të rrisë rrezikun e pasigurisë energjetike, pasi rajoni vazhdon të jetë i prekshëm ndaj ndërprerjet e furnizimit dhe varësia e saj nga Rusia. Intensifikimi i tensioneve gjeopolitike në pjesë të tjera të rajonin, si dhe zhvendosjet më të mëdha nga ngjarjet e pafavorshme të motit që lidhen me ndryshimet klimatike, janë gjithashtu rreziqe negative”, shkruhet në shënimin e Bankës për rajonin.
BB parashikon një rënie të ekonomisë nga 3.1% në 2022 në 2.1% në 2023. Në ekonomitë e mëdha, përveç Kinës, rritja pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit nga 4.1% vitin e kaluar. “Ekonomia globale është në paterica nga normat e larta të interesit”, tregon BB.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



