Ekonomi

Banka Botërore paralajmëron për ulje të tjera të perspektivës së rritjes ekonomike

Kryeekonomistja e Bankës Botërore, Carmen Reinhart tha se ekonomia globale po kalon një periudhë “pasigurie të jashtëzakonshme” dhe shtoi se ajo nuk do të përjashtonte ulje të mëtejshme të perspektivës së rritjes.

Institucioni me bazë në Uashington e ka ulur vlerësimin e tij për rritjen globale në 2022 në 3.2% nga një parashikim i janarit prej 4.1%, i nxitur nga një ulje e perspektivës për Europën dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën.

Carmen Reinhart

Pushtimi rus i Ukrainës – një prodhues i madh drithi – nuk tregon asnjë shenjë përfundimi, ndërsa bllokimet e Kinës për të luftuar Covid-in po vështirësojnë ngërçet në zinxhirët e furnizimit dhe po dëmtojnë ekonominë numër dy në botë.

Banka Botërore  po planifikon të mobilizojë një paketë financimi më të madhe se përgjigja ndaj COVID-19 për vendet që të merren me kriza të ndryshme që rezultojnë dhe në vazhdim.

David Malpass, shefi i Bankës Botërore tha se ai pret të diskutojë një paketë të re 15-mujore të reagimit ndaj krizës prej rreth 170 miliardë dollarë amerikanë për të mbuluar prillin 2022 deri në qershor të vitit të ardhshëm me bordin e bankës në javët e ardhshme, me rreth 50 miliardë dollarë. Kjo shumë do të shpërndahet në tre muajt e ardhshëm.

Komentet dhe planet e David Malpass vijnë përpara takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që do të zhvillohen këtë javë në Uashington

“Kjo është një përgjigje e vazhdueshme, masive ndaj krizës, duke pasur parasysh vazhdimin e krizës”, tha ai, duke shtuar se nisma e re do të tejkalojë 157 miliardë dollarët e mobilizuar për fazën fillestare të pandemisë COVID-19.

Komentet dhe planet e Malpass vijnë përpara takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që do të zhvillohen këtë javë në Uashington, ku do të trajtohen siguria ushqimore, inflacioni, borxhi dhe tronditja e pushtimit rus të Ukrainës.

Banka Botërore muajin e kaluar njoftoi një paketë financimi prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën që pret të miratohet dhe të vendoset gjatë muajve të ardhshëm.

Malpass tha se ai pret që kriza e borxhit për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të përkeqësohet në vitin 2022.

“Vendet janë nën stres të rëndë financiar, 60 për qind e vendeve me të ardhura të ulëta janë tashmë në vështirësi borxhi ose në rrezik të lartë prej tij,” tha Malpass, duke përsëritur thirrjen e bankës për përmirësime ndaj të ashtuquajturave vendeve të pasura të G20.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë