Treg

‘Çmimet e mallrave, pritet rënia më e madhe nga pandemia’

Sipas Bankës Botërore, çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia e COVID-19.

Banka Botërore njoftoi se rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për rreth 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.

Edhe pse çmimet e ushqimit këtë vit pritet të bien me 8 për qind, Banka Botërore theksoi se ato pritet të jenë në nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1975, duke shtuar se deri në muajin shkurt të këtij viti, inflacioni i çmimeve të ushqimit në baza vjetore ishte 20 për qind në nivel global, shifra më e lartë gjatë dy dekadave të fundit.

Shefi i zhvillimit ekonomik i Bankës Botërore, Indermit Gill, tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave.

“Në terma real, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.

Banka Botërore gjithashtu tha se në përgjithësi këtë vit çmimet e mallrave pritet të bien me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e energjisë parashikohet të bien 26 për qind.

Në përgjithësi, çmimet e mallrave pritet të bien me 21% në vitin 2023 në krahasim me vitin e kaluar. 

Çmimet e energjisë parashikohet të bien me 26% këtë vit.

Çmimet evropiane dhe amerikane të gazit natyror parashikohen të përgjysmohen midis 2022 dhe 2023, ndërsa çmimet e qymyrit pritet të ulen me 42% në 2023.

“Rënia e çmimeve të mallrave gjatë vitit të kaluar ka ndihmuar në uljen e inflacionit total global. Megjithatë, bankierët qendrorë duhet të qëndrojnë vigjilentë pasi një gamë e gjerë faktorësh, duke përfshirë furnizimin më të dobët se sa pritej me naftë, një rikuperim më intensiv në mallra në Kinë, një intensifikimi i tensioneve gjeopolitike ose kushtet e pafavorshme të motit, mund të rindezin presionet inflacioniste”, tha Ayhan Kose, Zëvendës Kryeekonomisti i Bankës Botërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë