Biznes

Banka Botërore 34 mln euro financim shtesë për turizmin në Orikum dhe Ksamil

Banka Botërore ka miratuar 34 mln euro financim shtesë për sektorin turistik në Shqipëri.

Projekti i zhvillimit të integruar urban dhe turizmit në Shqipëri mbështetur nga BB ka për qëllim rritjen e investimeve në jug të vendit, specifikisht Orikumi dhe Ksalimi si dhe përmirësimin e infrastrukturës e tregut turistik.

Projekti aktual po mbështet investimet infrastrukturore urbane në Berat, Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet me synim tërheqjen e turistëve.

Sipas Bankës, ky financim do të ndihmojë dhe në rikuperimin nga shenjat e Covid-19 që pësoi ky sektor sidomos në jug të vendit dhe si një element i rëndësishëm i ekonomisë dhe tregut të punës.

Banka Botërore herë pas here shton financimet në projektet që ka me Shqipërinë lidhur me investimet sociale, por kryesisht ato ekonomike si turizmi dhe bujqësia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë