Ka ndodhur

Banesa përfshihet nga flakët në Pogradec, një person në gjendje të rëndë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në qytetin e Pogradecit. Si pasojë e flakëve kanë pësuar djegie dy persona, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi flakët i kanë shkaktuar djegie të mëdha.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë një katëshe në lagjen nr.1 të qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë