Kombetarja

Banderolë ‘Kosova është Serbi’ në Leskovc, policët bëjnë sehir! Festa e Rei Manajt tërbon serbët

Gazeta Si – Sikur të mos mjaftonin brohoritmat kërcënuese nga serbët, të cilët shpalosën urrejtjen ndaj shqiptarëve, një banderolë në stadium u shfaq gjatë ndeshjes.

Banderola “Kosova është Serbi” qëndroi e varur në shkallët e stadiumit, teksa policia as nuk e mori mundimin të reagonte.

Por ky nuk ishte i vetëm incident gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

“Vritini shqiptarët”, kjo thirrje e tifozëve serbë fill pas golit të Rey Manajt, shfrenoi edhe më tej imagjinatën serbe.

Goli i kombëtares u prit me brohoritma kërcënuese ndaj kuqezinjve, që zhgënjyen serbët.

Gjatë gjithë ndeshjes, urrejtja serbe ka prekur disa pika kulminante, me kërcënime por edhe banderola “Kosova është Serbi”.

Ashtu siç pritej, serbët nuk zhgënjyen as kësaj here me shpalosjen e urrejtjes së tyre ndaj shqiptarëve.

Nga tribuna, megjithatë, tifozët serbë reaguan me zemërim, duke hedhur thirrje fyese si “Vrite shqiptarin”, në shkelje të hapur të rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, që ndalojnë përfshirjen e politikës dhe urrejtjes etnike në futboll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë