Pasi u gjobit nga FIFA me 150 mijë franga dhe 1 ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të incidenteve të ndodhura në ‘’Air Albania’’ në sfidën me Poloninë, Kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër gjobë
Kësaj here për dronin e lëshuar në ndeshjen me Hungarinë ku shkruhej ‘’Taulant Balla, Elbasani ty të do’’.
FIFA e cilëson si ‘’veprim që cenon sigurinë e ndeshjes që përfshin hedhjen e objekteve, ngritjen e dronëve apo përcjelljen e mesazheve jo të duhura për një ndeshje sportive.
Për këtë arsye, FSHF-ja është gjobitur me 37 500 franga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




