Drejtësia

Banda e Cërrikut, Apeli i Posaçëm dënon 3 persona me burgim të përjetshëm

Gjykata e Posaçme e Apelit dha vendimin përfundimtar për bandën e Cërrikut dhe u dënuan 3 persona me burgim të përjetshëm.

U la në fuqi vendimi i shkallës së parë për 9 të pandehurit e deklaruar fajtorë, dhe nga Apeli u deklaruan fajtorë edhe ata të pandehur që ishin deklaruar pjesërisht të pafajshëm për ndonjë episod.

Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu) janë 3 personat e dënuar me burgim të përjetshëm. Këta persona janë dënuar për shkak të masakrës të ndodhur në Cërrik në vitin 1997, kur mbetën të vrarë 6 gardistë.

Anëtarët e bandës së Cërrikut u rigjykuan në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në Apel SPAK u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë