Politike

Balluku u rikthye në detyrë, Berisha: E shpëtoi kryeministri, nesër mblidhet urgjentisht kryesia e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Energjisë.

Nga foltorja në Elbasan, Berisha tha se ditën e nesërme, Partia Demokratike mbledh kryesinë për të nisur protesta të pandalshme “deri në rrëzimin e kryeministrit dhe zv.kryeministres”.

“Sot Rama i diktoi gjykatën dhe i hoqi masën e pezullimit. Çfarë do bëjmë ne, do ngrihemi dhe nuk do rendim deri në largimin e tyre. Ose do votojmë të lirë ose do shuhemi. Ne nuk shuhemi kurrë, por do fitojmë. Nesër në drekë mblidhet kryesi, vendos me urgjencë për fillimin e revoltave të protestive, që nuk ndalen më kurrë deri në largimin e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë