Treg

Balluku: Nuk ka fashë energjie në 2023

Nga Gazeta ‘SI’ – Në konferencën e mbajtur këtë hënë ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se fasha për tarifim ekstra i energjisë së harxhuar mbi 800 kw/orë nuk do të hyjë në fuqi as në vitin 2023. “Vetëm nëse parashikimet e ministrisë janë aq të gabuara, sa të ndodhë e kundërta”, tha jo.

“Më duhet ta deklaroj, vetëm nëse parashikimet tona janë kaq të gabuara, besoj se nuk do të ketë nevojë që ta aplikojmë fashën. Por kjo nuk do të thotë të mos kursejmë”, – tha ministrja.

Ajo tregoi se kompanitë që prodhojnë energji dhe kanë fituar më shumë të ardhura gjatë krizës energjetike do të japin këstin e parë në fund të marsit 2023 dhe do të shkojë për paketat sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë