Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, cmimet e biletave do të ulen nga 20-25% për të rriturit dhe 40% për fëmijë me marrëveshjen e bërë me shoqërinë ‘’Tirana International Airport’’ (TIA).
Projektligji për zgjatjen e koncesionit e aeroportit ‘’Nënë Tereza’’ u diskutua këtë të hënë në kuvend, që sipas Ministres synon mirëmbajtjen e aeroportit dhe rritjen e nivelit te shërbimeve.
Balluku u shpreh se më parë aeroporti i vetëm në vend kishte kosto të larta për shqiptarët.
Kujtojmë se aksionier i vetëm në TIA tashmë është ‘’Kastrati Group’’ i cili i bleu aksionet për 71 milionë euro kompanisë kineze që e menaxhonte më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.