Futboll

Ballkani shpallet kampion i Kosovës për herë të parë, Ilir Daja në histori

Gazeta Si – Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për herë të parë në historinë e tij. Pas barazimit mes Dritës dhe Gjilanit në derbi, Ballkani ka fituar matematikisht titullin 4 javë para mbylljes së kampionatit.

Skuadra nga Suhareka ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë, duke dominuar mbi kundërshtarët. Festa është e ligjshme për Ballkanin, që tashmë ka hyrë në historinë e futbollit kosovar si kampioni më i ri i tij.

Ilir Daja, trajner i Ballkanit. Gazeta Si, 4 maj 2022

Në histori ka hyrë edhe Ilir Daja, i pari trajner shqiptar që shpallet kampion në Kosovë. Trajneri kryeqytetas, pas titujve të fituar në futbollin shqiptar me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun, shton një tjetër trofe të rëndësishëm në Kosovë.

Pjesë e Ballkanit janë edhe disa futbollistë shqiptarë, ndërkohë që në stafin e Dajës është edhe ndihmësi i tij Artim Pollozhani, me të cilin punuan te Partizani para se të shkonin në Kosovë. Nderim Nexhipi, po ashtu një emër i njohur në Shqipëri, është një drejtues në ekipin e Bllkanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë