Treg

Ballkani Perëndimor do ‘të dominojë’ në burimet e rinovueshme të energjisë, por mbetet importues

Konsumi i energjisë në vendet e Bashkimit Europian parashikohet në rënie deri në vitin 2040 me një ulje të përdorimit të qymyrit. Ndërsa konsumi në vendet jashtë BE-së pritet të rritet me 40%. Të dyja palët po përballen me kërcënime të mëdha mbi sigurinë energjitike, më shumë se sa pjesa tjetër e Europës.

South East Europe Energy Outlook, SEEO, ka prezantuar raportin në Beograd, ku përfshihen 15 vende, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Izraeli dhe Hungaria, të punuar nga Instituti i energjisë në Europën Jug-Lindore, IENE.

Costis Stambolis, kreu i IENE, tha se tre shtyllat kryesore për politikat energjitike të Europës janë konkurrenca, qëndrueshmëria dhe siguria në shpërndarje. Por ai tha se kjo e fundit është neglizhuar nga politikbërësit dhe Europa doli tërësisht e varur nga Rusia.

“Tani siguria energjitike është gjithçka. Ose ke ose jo”.

Europa juglindore përballet me kërcënime më të mëdha se sa Europa, për shkak të afërsisë me zonat në konflikt, Siria, Iraku, Ukraina.

Zzgjidhja më e mirë për të arritur sigurinë energjitike është forcimi i mekanizmave për mirëmbajtjen e naftës, qymyrit dhe gazit. Kështu mund të arrihet një balancë të llojeve të energjisë në nivel rajonal.

SEEO parashikon që konsumi të stabilizohet deri në vitin 20240, në Bullgari, Kroaci, Qipro, Greqi, Rumani dhe Slloveni.

Kjo do të ndodhë nga parashikimi në rritje për përdorimin e energjisë nukleare dhe atë të rinovueshme në këto shtete.

Por një parashikim tërësisht ndryshe pritet për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëri, BIH, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, konsumi i energjisë do të rritet me 40%.

Në Ballkanin Perëndimor, projektet me burime të rinovueshme të energjisë pritet të rriten me 70%, por momentalisht janë vetëm 20%.

Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë importues energjie dhe do të rrisë varësinë ndaj importeve me 42%./Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë