Futboll

Ballkani pa fat në ‘Air Albania’, një gabim e ndëshkon në fundin e ndeshjes

Gazeta Si – Ballkani ka dalë i mundur sot nga stadiumi ‘Air Albania’. Skuadra e trajnerit Ilir Daja u mund 0-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e 5-të në grupet e Ligës së Konferencës dhe tashmë mban vendin e fundit, bashkë me Astanën.

Një gabim në dalje i portierit Enea Koliçi solli golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga çekët, të cilët kryesojnë grupin me pikë të plota. Më parë kampionët e Kosovës iu afruan disa herë golit me Karricën, Gripshin dhe Zybën, por pa mundur ta gjenin rrugën e rrjetës.

Ka mbetur edhe një ndeshje në grup dhe Ballkani metamatikisht ka shanse kualifikimi, por duhet thënë se është shumë e vështirë. Ndeshja e fundit luhet në Kroaci, ndaj Dinamos së Zagrebit, që sot fitoi 0-2 në Kazakistan. Vetëm fitorja do ta kualifikonte Ballkanin, me 4 pikë pas 5 ndeshjesh, por gjithashtu duhet edhe humbja e Astanës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë