Gazeta Si – Pas fitoreve të Strugës dhe Partizanit në Ligën e Konferencës, nuk do të mungonte në apel as Ballkani, ekipi kampion i Kosovës. Skuadra e Ilir Dajës mundi 2-0 në stadiumin ‘Fadik Vokrri’ Linkoln Red të Gjibraltarit, duke bërë detyrën.
Ballkani vuajti për ta çuar topin në rrjetë gjatë pjesës së parë, ku pretendoi edhe për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësit kundërshtarë. Po ashtu, kosovarëve iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë lojë.
— 🌟@FootColic🌟 | Follow! (@RuskinevF2) August 10, 2023
Në pjesën e dytë ishte Meriton Korenica ai që zhbllooi shifrat me një gjuajtje të saktë në zonë. Vetëm pak minuta më pas Lorenc Trashi dyfishoi rezultatin me një gjuajtje spektakolare me të majtën në hyrje të zonës.
Ballkani luajti në këtë ndeshje pa sulmuesin Albion Rrahmani, i cili është shitur te Rapidi i Bukureshtit. Më 2-0 kampionët e Kosovës shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit, ku kualifikimi për në ‘Play-off’-in e Ligës së Konferencës është shumë pranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




