Analize

Ballkani, një shans për të stabilizuar Europën

Janë dashur më shumë se 25 vjet konfliktesh dhe përplasjesh entike, që Athina dhe Shkupi të arrrinin në një marrëveshje mbi emrin e Maqedonisë. Do të ishte një gabim i pafalshëm ta hidhnim poshtë këtë zhvillim të jashtëzakonshëm si një ngjarje të parëndësishme, veçanërisht tani, që Uniteti i Aleancës Transatlantike(NATO) është në pikën më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Bashkimit Europian po sfidohet sa herë që shtetet anëtare shkojnë në zgjedhje.

Në fakt, kompromisi historik për të riemëruar kombin e vogël ballkanik si Republika e Maqedonisë Veriore, duke lënë pas krahëve historinë dhe konflitet etnike, hap një dritare të re për liderët europianë, duke u dhënë një mundësi për të sfiduar tendencat aktuale dhe për të filluar formimin e një të ardhmeje të sigurt për Ballkanin, një arritje që do të ndihmonte në sigurimin e stabilitetit për të gjithë Europën.

Marrëveshja e emrit mund të mos aprovohet nga opozita greke apo ajo maqedonase, pasi rajoni është i njohur për historinë e tij tragjike. Është vendi ku filloi Lufta e Parë Botërore dhe është vendi i konfliktit më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë, perspektiva e rajonit duket shumë më e shndritshme pasi një pjesë e mirë e kombeve ballkanike janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sllovenia dhe Kroacia janë tashmë në Bashkimin Europian; Mali i Zi dhe Serbia janë kandidatë; Shqipëria pret hapjen e bisedimeve, ndërkohë që Maqedonia Veriore, e cila zgjodhi tanimë mosmarrëveshjen e emrit, duket se e ka rrugën e hapur. Edhe pse kanë ende një rrugë të gjatë përpara, Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë një shtytje të madhe për anëtarësimin në BE, pasi Brukseli rekomandoi disa javë më parë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin.

Kush do të jetë i pari që do të bashkohet me BE-në?

Shumica e vendeve në Ballkan presin me padurim të anëtarësohen në BE, por në vijën kryesore për momentin duket se janë Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Megjithatë, sipas ekpertëve procesi është kaq i gjatë sa do të duhet të prisnim një dekadë (rreth vitit 2027 ose 2028) që ndonje nga kombet ballkanike të anëtarësohet në BE.

"Anëtarësimi në BE është një nga ato çështje që nuk ngre shumë polemika në Ballkan, pasi gëzon një konsensus të gjerë - shprehet Florian Bieber, një ekspert i politikave ballkanike nga Universiteti i Grazit në Austri- Shqiptarët janë eurofilët më të mëdhenj, madje edhe më irracionale dhe më optimistë se sa duhet, mbi atë që mund të sjellë dhe ofrojë anëtarësimi në BE.

Për Maqedoninë, e cila shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, bllokimi kryesor i bisedimeve me BE-në, ishte mosmarrëveshja e gjatë e emrit me Greqinë, por Shqipëria nga ana tjetër nuk ka asnjë mosmarrëveshje të tillë me vendet fqinje.

"Shqipëria është shumë e lidhur me problemet e krimit të organizuar dhe dhe trafikun e drogës- shprehet Bieber- Shumë shtete anëtare ishin mjaft skeptike për Shqipërinë, duke pyetur nëse qeveria është serioze për çrrënjosjen e këtyre çështjeve të krimit të organizuar. Nëse ky problem rishfaqet sërish gjatë negociatave të ardhshme, Tirana zyrtare do të përballet me pengesa të mëdha në rrugën e saj drejt anëtarësimit.”

Sipas Bieber Mali i Zi është kryesuesi aktual në rajon. Ai plotëson shumë nga kërkesat e BE-së; dhe, ndryshe nga Serbia me Kosovën, nuk është në mosmarrëveshje me territoret fqinje.

Përse anëtarësimi i Ballkanit do të stabilizonte Europën?

Shumë vëzhgues shpresojnë se duke zhvilluar njëkohësiht negociata me katër vendet ballkanike, do të simulojnë konkurrencën mes vendeve fqinje, për të parë kush është më i shpejti dhe kush plotëson brenda një kohe të caktuar të gjitha kushtet. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Europa nuk janë lojtarët e vetëm në rajon. Rusia e ka bërë të qartë se do të ndërhyjë nëse ndjen se interesat e saj janë në rrezik, veçanërisht kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO.

Moska ka ndërmarrë veprimve drastike duke organizuar një grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po shtrin ndikimin e tij në çdo shtet dhe Kina është tanimë një nga investitorët më të mëdhenj në rajon, duke e përfshirë Ballkanin në një sërë planeshh ambicioze, si pikën kryesore të hyrjes në Evropë. Për të luftuar këto tendenca, nevojitet një përgjigje të vendosur nga unioni europian, por kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi Bashkimi Europian duket se është “lodhur” nga pranimi i vendeve të reja. Disa nga problemet më të mprehta në BE vijnë nga vendet që janë anëtarësuar pas vitit 2004, duke fillluar me mosmarrëveshjen  e kufirit midis Kroacisë dhe Sllovenisë, dhe duke përfunduar me praninë e Turqisë në Qipro. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha muajin e kaluar se nuk mund të ketë asnjë anëtarësim të mëtejshëm në BE derisa EUropa të vetë-reformhet.

Pjesa dërrmuese e popullsisë së rajonit të Ballkanit dëshiron të ketë lidhje të ngushta me Perëndimin, veçanërisht anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo vlen edhe për serbët, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta me Rusinë. Edhe pse ishte në qeverinë e Sllobodan Millosheviç gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po harxhon të gjitha energjitë e tij për integrimin e Serbisë në Evropë.

Ai dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë krijuar një marrëdhënie të fortë që ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit. Nisma e guximshme rajonale për të krijuar një bashkim ekonomik ballkanik, të bazuar mbi ligjet e Bashkimit Europian është një hap tjetër që do të çojë në afrimin e Ballkanit me Europën. Kjo nismë tashmë është miratuar nga udhëheqësit e rajonit, veçanërisht nga zoti Vuçiç, duke u dhënë shpresë 18 milionë banorëve të rajonit për integrimin në BE.

Bashkimi Europian nuk është një imponim, por një zgjidhje. Korrikun e kaluar, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të intensifikojnë bashkëpunimin me partnerët europianë, ndërkohë që tani po krijojnë një treg të përbashkët. Kjo do t'i lejonte rajonit të modernizonte tregjet financiare dhe të përmirësonte financat e qeverive të tyrë, pa pritur një zgjidhje nga Brukseli apo nga Uashingtoni. Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitalit do ta bënte rajonin më tërheqës për investitorët dhe do të forconte transportin dhe infrastrukturën. Kjo do të krijonte më shumë vende pune dhe do të frenonte emigrimin e të rinjve në Europën Perëndimore.

Përmirësimi i ekonomisë dhe qeverisjes së çdo vendi është mënyra më e mirë për të fituar mbështetje politike për t'u bashkuar me Bashkimin Europian. Kjo do të ishte githashtu një mundësi e mirë që Brukseli ashkimi mos të pranonte secilin shtet një nga një, por për t'i pranuar si një njësi që mund të përputhet me ligjet dhe standardet evropiane më shumë sesa disa anëtarë ekzistues. Ky bashkim do të ndihmonte në shmangien e rivalitetit rajonal.  Si dhe Evropa ashtu si Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen përkrahës më entuziaste të këtij bashkimi ekonomik në Ballkan. Një bashkim i tillë nuk do të ishte një rimishërim i ish-Jugosllavisë, por do të ishte një shoqatë për tregtinë e lirë dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Rritja e prosperitetit dhe kohezionit midis kombveve ballkanike do ta bentë rajonin më pak të ndjeshëm ndaj ndikimit ekonomik, diplomatik apo ushtarak të Pekinit, Ankarasë apo Moskës.

Por pasojat e mosveprimit nga ana e Brukselit të ishin të tmerrshme. Nëse fuqitë perëndimore nuk ia dalin të mbajnë vendet e Ballkanit në rrugën e duhur drejt bashkëpunimit lokal dhe anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian, rajoni do të ndahet mes Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Burimet: "The New York Times", "EuroNews", "The Atlantic"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë