Gazeta Si – Me humbjen e sotme ndaj Sllavias së Pragës, e dyta radhazi dhe e treta në total në grup, Ballkani është eliminuar nga Liga e Konferencës. Ndeshja e luajtur në ‘Fadil Vokrri’ u vendos nga një gol i çekëve 15 minuta para fundit.
Ishte një ndeshje, ku nuk mungoi nervozizmi. Plot 8 kartonë të verdhë dha arbitri danez për ekipin kosovar, njërin prej tyre për trajnerin Ilir Daja, i cili protestoi për një rast penalltie, kur rezultati ishte 0-0.

Ballkani mbetet në vend të fundit me 4 pikë dhe humb edhe matematikisht shpresat për një kalim të mundshëm të grupit. Kampionët e Kosovës gjithsesi dalin me kokën lart nga ky kompeticion, ku kanë bërë ndeshje vërtet të mira.
Ata e shkruan historinë me kualifikimin për të herë të parë të një ekipi kosovar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Ndeshja e fundit me Kluzhin ka vetëm vlera statistikore për suharekasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




