Politike

Balla-Vokshit: Për ty kemi numrin 0900! Balliu përplaset me kreun e Grupit të PS (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ofenduar në sallën e parlamentit deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi duke i thënë se numrin e saj ka të ruajtur me 0900…, që sipas demokratëve, iu referua një numri i cili vite më parë përdorej nga qytetarët si linjë erotike.

Balla ka qenë duke folur në parlament për propozimin që Vuçiç dhe Rama i bënë Bashkimit Europian për të shmangur veton e Serbisë dhe të Shqipërisë në procesin e integrimit dhe në kohën kur opozitarët po flisnin nga vendi, i është drejtuar me fjalët: Harruam t’ju pyesnim ju, harruam t’ju merrnim ju në telefon edhe ty Albana se ty ta kam numrin me 0900…”.

Në këtë moment deputetët e PD-së janë ngritur në këmbë duke bërtitur të indinjuar për ofendimet e kolegese së tyre.

Gazment Bardhi dëgjohet të bërtasë në sallë, i ndjekur nga të tjerë dhe Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për ofendimin e Albana Vokshit.

Pas agravimit të situatës në Kuvend gjatë pasdites së sotme, deputeti Klevis Balliu ka tentuar të sulmojë fizikisht Taulant Ballën.

Në rinisje të seancës, Balla tha se fjala ishte për një numër telefonik që përdorej në Bashkimin Europian “green line” ku mund të merrej informacion për Bashkimin Europian. Balla tha se nëse Vokshi ishte ndjerë e ofenduar, ai i kërkonte ndjesë, por në fakt ai i ishte referuar numrit të telefonit ku mund të merrej informacion për BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë