Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të kapur edhe institucionin e fundit që, sipas tij, ka funksionuar në marrëveshje me opozitën, Avokatin e Popullit.
Si përgjigje ndaj deklaratës së Ballës, i cili tha se opozita nuk mund të mbajë më peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Berisha u shpreh se propozimi i tyre është Besim Ndregjoni dhe se Parlamenti duhet ta hedhë në votim.
“Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë patur në një ujdi me opozitën, duan ta marrin le ta marrin. Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurt që nuk do na imponojë të votojmë kandidatët që nuk e meritojnë.
Ne kemi një avokat të ri të popullit nga Shoqëria Civile, Besim Ndregjoni është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politik. Kandidatura e tij erdhi për votim në Parlament. Çfarë bënë? Nuk e hodhën në votim. Kështu që në ligjin e Parlamentit zoti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Do ta marrin edhe avokatin? Le ta marrin. Por rregulli ka qenë që është propozim i opozitës”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




