Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur vendimin e DASH-it që ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Numri dy i socialistëve, thotë se vendimi është një përgjigje ndaj akteve të korruptuara të Berishës gjatë qeverisjes në vend.
“Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës ndaj Sali Berishës. Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri, – shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale. – Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, – thotë Balla duke cituar Departamentin Amerikan të Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.