Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti Agron Shehaj akuzoi qeverinë, ndërsa shënjestroi edhe Taulant Ballën për komentet e tij lidhur me çështjen Balluku.
Shehaj tha në parlament se anëtarët e qeverisë nuk i shpëtojnë dot drejtësisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Balla iu përgjigj Shehajt dhe i tha se duhet ta lajë gojën mirë përpara se t’ja përmendë emrin, duke e pyetur sesa para i ka dhënë Bashës, që të marrë mandatin e deputetit.
Agron Shehaj: Nuk keni ç’i bëni SPAK-ut. Rama kërcënon drejtësinë. Del Taulant Balla dhe thotë pyesni Chat Gtp. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë, e keni të kotë. Bashkëpunoni me drejtësinë, sepse iu ka ardhur fundi.
Taulant Balla: E dëgjoj shpesh këtë deputetin. Kujton se është interesant dhe kur ia fut kot. Laje gojën. Bëje gargaren me ujë të kripur Vlore. Po u pendua Basha, do tregojë sa para i ke dhënë për të marrë mandatin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



