Politike

Balla nuk ndjehet i mënjanuar: Jam kryetar grupi dhe drejtues qarku në Fier

Taulant Balla nuk ndjehet i mënjanuar nga Partia Socialiste, pas zëvendësimit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm me emrin e Damian Gjiknurit. Ai thotë se dy detyrat që i janë caktuar nuk janë pa rëndësi e përgjegjësi.

“Unë nuk e mendoj që të jesh kryetar i Grupit Parlamentar është të jesh më pak i parëndësishëm. Për mua është një post i rëndësishëm në një kohë kur në Kuvend priten çështje të nxehta politike. Kryetar i shumicës është përgjegjësi e madhe, e dyta pas Kryeministrit në lidhje me adresimin e besimit të qytetarëve. Nuk është më pak edhe drejtimi i Qarkut të dytë më të madh të vendit dhe nga ku buron pushteti i Partisë Socialiste”, tha Balla.

Nga vendimmarrja dhe se nuk kishte asnjë vërejtje apo hatërmbetje me Edi Ramën, por këtij të fundit i çoi një mesazh, duke i kujtuar rezultatin që e 25 prillit në Elbasan.

“Të mos harrojmë që në Qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste arriti rezultatin më të mirë. Do të mërzitesha me Edi Ramën nëse nuk jep investimet e nevojshme për Elbasanin”, tha Balla.

Në fund, Balla uroi suksese për Qeverinë e re dhe shprehu bindjen se PS do të fitojë edhe dy sfidat e radhës elektorale me opozitën, zgjedhjet vendore të 2023, siç tha ai dhe të përgjithshmet në 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë