Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim që zhvilloi me pensionistët në Elbasan, ka deklaruar se në vitin 2013 sistemi i pensioneve kishte falimentuar, gjë që bëri që qeveria ta reformonte, duke e shpëtuar nga falimentimi.
Balla ka folur edhe për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune. Ai tha Ba se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.
“E vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,”tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




