Politike

Balla: Meta duhej shkarkuar. Vendimi rrëzon akuzat se kontrollojmë Kushtetuesen

Socialistët janë të bindur se Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën rëndë dhe duhej shkarkuar, pavarësisht vendimit kundër të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhet shkarkuar, por Gjykata foli ndryshe nga Kuvendi. Gjykata dha vendim ndryshe nga Kuvendi. 150 ditët e mbetura nuk ia zhbëjnë dot figurën qesharake. Ilir Meta do të kishte qenë mirë të ikte që sot”, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Balla e vlerësoi këtë vendim të Kushtetueses si provë e pakundërshtueshme që rrëzon akuzat e deklaratat drejtuar ndaj mazhorancës se e ka kapur këtë institucion.

“Nëse do të kontrollonim Gjykatën Kushtetuese do të shkarkonim Ilir Metën. Tërhiqni mbrapsht deklaratat që drejtësia është e kapur nga PS”, tha Balla.

“Po jeni bashkuar prapë nuk e dija. Nuk e dija që Luli është bashkuar prapë me Saliun dhe Metën. Ne ju duam të gjithëve bashkë. Nuk na shijojnë fitoret kështu të përçarë. A ka mundësi të bashkoheni edhe më 6 mars se do t’iu mundim siç ju kemi mundur përherë”, vijoi kreu i grupit parlamentar socialist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë