Nga Gazeta 'Si'- Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht.
"Ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve dhe të shprehet salla edhe pse nuk ka bazë sepse në fund të fundit kërkesa e 7 deputetëve nuk bazohet asgjëkundi. Nuk kemi thënë në nenin 19 që 7 deputetët kanë të drejtë të kërkojnë zgjatjen e hetimit. Pak jurisprudencë e keni mësuar', tha Balla i cili shtoi se kërkesa e 7 deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht.
Balla tha se mandati i Komisionit hetimor mbaron sot në orën 16:00.
"Që të zgjatet komisioni i ka dhënë kompetencën vetë komisionit ta bëjë zgjatjen. I ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën për ta ngritur. Si parakusht ligjvënësi ka vendosur që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm. Ka ndodhur dy herë dhe është zgjatur. Është vendosur me konsensus. Ky vendim nuk ka ndodhur, sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Tani bëhet një teatër deri sa të vejë ora.
Ju vetë sot e keni sabotuar me dëshirë. Këtu ishim para një jave, pse nuk erdhët.
Pse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision? Nuk ka ndodhur. Rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni kemi një problem aty, neni 25 është neni më i shkurtër dhe natyrshëm duhet dhe prandaj do kishit bërë mirë të kishit ardhur te komisioni i posaçëm dje për të diskutuar dhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar gjithë kuadrin e vet të brendshëm sepse e vërteta është që kjo është rregullorja" tha Balla ndërsa iu drejtua deputetëve të opozitës se ata mund edhe të hidhen përpjetë deri në 4 kur të mbyllet pasi Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë gjë.
"Të kishit ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve. Debati me ty për rregulloren e Kuvendit është një debat që nuk mund të bëhet me palë të barabarta", iu drejtua Balla Bardhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.