Politike

‘Balet e piktura’/ Edi je i çmendur? Pritja e Ramës për miqtë e tij të politikës

Kryeministri Edi Rama i priti “miqtë” e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit me valle e piktura.  

“Vendi dhe momenti i duhur”, e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama, në çeljen e samitit të Procesit të Berlinit, për herë të parë në Tiranë.

Evenimenti historik, nisi me një performancë kontemporane me koreografi të Angjelin Prelocajt, i cili zbuloi edhe bisedën me kreun e qeverisë. 

“Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël, I thashë, Edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi këtu dhe dje nisëm të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi…”, tha koreografi Prelocaj

Më herët, Rama shpjegoi edhe performancën artistike të baletit, e cila ilustroi ekspozimin e pikturës “Rrëmbimi i Europës” (Abduction of Europa), të piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë