Gazeta Si – Një grua ruso-amerikane, Ksenia Karelina është liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Uashingtonit dhe Moskës, raporton BBC.
Karelina, një balerinë dhe banore në Los Anxheles, kaloi më shumë se një vit në Rusi pasi u arrestua në Yekaterinburg në fillim të vitit 2024.
Ajo u dënua për tradhti për dhurimin e parave për një bamirësi amerikane që ofron ndihmë humanitare për Ukrainën dhe u dënua me 12 vjet në një koloni penale.
Në këmbim, SHBA thuhet se ka liruar Arthur Petrov, një burrë me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe ruse, i cili u arrestua në Qipro në vitin 2023.
Ai u akuzua nga Shtetet e Bashkuara për disa krime, duke përfshirë eksportimin e paligjshëm në Rusi të komponentëve elektronikë të përdorur për të ndërtuar armë.
Shkëmbimi i të burgosurve u bë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Abu Dhabi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se Karelina aktualisht është në rrugën e saj për në Shtetet e Bashkuara.
Karelina, e cila është 33 vjeçe dhe jetonte në Los Anxhelos, u arrestua në fillim të vitit 2024 teksa vizitonte familjen e saj në Yekaterinburg, që është 1600 kilometra në lindje të Moskës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.