Politike

Bakojanis: Ia kam thënë shumë herë Ramës se Greqia ka me shumë ndikim mbi emigrantët shqiptarë sesa ka ai

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë është diskutuar shumë në mediat greke. Lidhur me qëllimin kryesor të takimit mbi  ndikimin që mund të ketë Rama  tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakoyannis, ish-ministre e Jashtme në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët. Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të. Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”, është shprehur Bakoyannis në një intervistë për ‘Sky”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë