Gazeta Si - Trajneri i Empolit, Paolo Xaneti, nuk do që të privohet nga Nedim Bajrami. Ai kërkon nga klubi që ta ‘blindojë’ dhe të mos e shesë te Fiorentina, skuadra që e ka rritur ndjeshëm interesimin për futbollistin kuqezi.
"Është krenari fakti që Bajrami është shumë i kërkuar në merkato. Por, siç mund të jetë shumë i rëndësishëm për ato klube që e duan, për Empolin është thelbësor.
Bajrami është një lojtar, ndaj të cilit nuk e kam fshehur kurrë vlerësimin tim. Edhe kur e kam pasur kundërshtar. Tani kam fatin ta stërvis dhe shpresoj që të qëndrojë.
Është një lojtar elastik që di të luajë në zona të ndryshme të fushës. Ka teknikë dhe kualitet, si dhe disa gola në çdo sezon. Për të gjitha këto është një lojtar që bën diferencën dhe ka ende mundësi rritjeje”, - ka thënë trajneri Xaneti.
Një vlerësim i madh për fantazistin kuqezi, për të cilin më afër duket Fiorentina. Nëse oferta e saj ekonomike do të jetë bindëse, atëherë Empoli do të humbasë një tjetër kuqezi pas Kristjan Asllanit, edhe Nedim Bajramin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.