Futboll

Bajrami shënon gol vendimtar për Sasuolon, i dhuron fitoren në shtesë

Gazeta Si – Nedim Bajrami shënoi sot në mbrëmje një gol shumë të rëndësishëm për të dhe për ekipin. Ai i dhuroi fitoren Sasuolos në ndeshjen me Kremonezen. Me një goditje të saktë në kohën shtesë, fantazisti kuqezi gjeti golin me vlerën e 3 pikëve, pasi deri atëherë gjithçka ishte në barazim, 2-2.

Bajrami feston golin ndaj Kremonezes. Gazeta Si, 6 mars 2023

Sasuolo udhëhiqte 2-0, por u barazua nga Kremoneze dhe duhej ndihma e Bajramit për ta mbyllur me fitore ndeshjen. Lojtari i Kombëtares u fut në fushë në minutën e 68-të dhe kjo lëvizje e trajnerit rezultoi e goditur.

Bajrami nuk ka qenë gjithmonë titullar me Sasuolon dhe ky gol mund ta ndihmojë atë të marrë më shumë hapësirë. Goli i tij është një lajm i mirë edhe për trajnerin Silvinjo kur po afron ndeshja me Poloninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë