Futboll

Bajrami intrigon trajnerin Italiano, Fiorentina gati për sulmin final

Gazeta Si – Kristjan Asllani tek Interi, Tomas Strakosha te Brentford, Armando Broja thuajse i Uest Hemit… Kush e ka radhën nga kuqezinjtë? Duket se lojtari i radhë i Kombëtares që do të ndërrojë skuadër është Nedim Bajrami.

Fiorentina, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, është gati të shtyjë më fort për fantazistin kuqezi. Bajrami, i datëlindjes 1999, pëlqehet shumë nga klubi vjollcë dhe trajneri Italiano, pas sezonit të mirë që ai ka bërë me Empolin.

Bajrami me fanellën e Empolit. Gazeta Si, 20 korrik 2022

Lojtari i Kombëtares do të fuqizonte mesfushën e Fiorentinës, edhe pse trajnerit Italiano më shumë do t’i pëlqente ta aktivizonte Bajramin në një pozicion më të avancuar.

Bajrami është një lojtar që e godet portën nga çdo pozicion dhe që jep pasimin e fundit për sulmuesit. Kalimi i mundshëm te Fiorentina do të ishte një hap i rëndësishëm përpara për futbollistin e Kombëtares. Ashtu si Asllani, edhe ai ka spikatur me fanellën e Empolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë