Futboll

Bajerni zgjidh më në fund çështjen e portës, blen Daniel Peretz për 5 milionë euro

Gazeta Si – Bajerni i Mynihut ka sistemuar më në fund portën, duke marrë portierin izraelit Daniel Peretz nga Makabi Tel Aviv për 5 milionë euro, plus bonuset. Peretz do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez, pasi të kryejë gjatë javës vizitat mjekësore.

Daniel Peretz, portieri i ri i Bajernit. Gazeta Si, 23 gusht 2023

Porta ishte kthyer në një çështje shqetësuese për drejtuesit e Bajernit, pas shtyrjes së rikthimit të Manuel Nojerit dhe shitjes së Jan Somer tek Interi. Klubi gjerman kërkoi të afronte spanjollin Kepa nga Çelsi, por ai preferoi të shkonte te Real Madrid, pas dëmtimit të Kurtua.

Izraeliti Peretz doli në skenë ditët e fundit, kur edhe alternativat u limituan, ndërkohë që Bajernit i duhej me çdo kusht një portieri me kualitet. Peretz ka edhe nënshtetësinë gjermane, ndërkohë që gjithë karrierën e ka të lidhur me Makabi Tel Aviv. Ai është gjithashtu pjesë e kombëtares së Izraelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë