Futboll

Bajerni shkarkon papritur Nagelsman, vendin e tij e merr Tomas Tuhel

Gazeta Si – Julian Nagelsman nuk është më trajner i Bajernit të Mynihut. Shtypi gjerman bën me dije se klubi bavarez ka shkarkuar në mënyrë të befasishme trajnerin dhe se tashmë ka arritur akordin me Tomas Tuhel. Befasia qëndron në momentin kur është bërë ndryshimi.

Nuk pritej ky vendim drastik, edhe pse Bajerni ka humbur kryesimin e Bundesligës, pas disfatës së fundit ndaj Bajer Leverkusenit. Drejtuesit kanë qenë të pakënaqur, por vendimi i largimit të Nagelsman ka ardhur më parë nga sa mendohej. Në Champions bavarezët kanë kaluar pa vështirësi mes 8 më të mirëve, duke eliminuar PSG-në. Tani do të përballen me Mançester Sitin në çerekfinale.

Tomas Tuhel feston me trofeun e Championsit. Gazeta Si, 23 mars 2023

Vendin e Julian Nagelsman e merr Tomas Tuhel, që më parë ka drejtuar Borusian e Dortmundit, ndërsa jashtë Gjermanisë ka qenë në krye të PSG-së dhe Çelsit. Me këtë të fundit ka fituar Ligën e Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë