Futboll

Bajerni nuk kursehet për të ardhmen, ofron një shifër monstruoze për një 13-vjeçar

Gazeta Si – Një goditje në perspektivë për Bajernin e Mynihut. Sipas informacioneve të “Sky Sports DE”, klubi bavarez ka vendosur duart te Majk Uisdom, sulmuesin e akademisë së Borusia Mënshengladbah. Nuk do të kishte asgjë të çuditshme deri këtu, nëse futbollisti në fjalë nuk do të ishte …13 vjeç.

Po, Uisdom sapo ka mbushur 13 vjeç dhe që tani konsiderohet një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman. Vëzhguesit e Bajernit kanë një vit e gjysmë që e ndjekin këtë lojtar dhe tani janë bindur për të bërë një sforco ekonomike për të siguruar shërbimet e tij. Bëhet fjalë për një transferim, që do t’u kushtonte bavarezëve rreth 300.000 euro.

Lojtari është pjesë e skuadrës së të rinjve të Borusias dhe pas kalimit të Bajerni, do të kalojë te formacioni U-15 i tij. Djaloshi mbush 14 vjeç në shtator, port e Bajerni janë të sigurt se shumë shpejt do të flitet për të edhe në futbollin e të rriturve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë