Futboll

Bajerni nuk e njeh tolerimin, Asllani luan 90 minuta në Mynih

Gazeta Si – Bajerni e ka mundur Interin edhe në ndeshjen e dytë në grup. Kualifikimi ishte arritur nga të dyja skuadrat, të cilat luajtën për prestigj në Mynih dhe me disa ndryshime në formacion.

Kristjan Asllani zbriti në fushë nga minuta e parë dhe qëndroi deri në fund. Nga këmbët e tij nisnin të gjitha goditjet standarde të Interit, që nuk mundi ta shmangë humbjen në këtë ndeshje. Zikaltrit pretenduan për një penallti në fillim të ndeshjes për prekje të topit me dorë nga Mane, por arbitri nuk u bind as nga VAR-i të arkodonte 11-metërsh.

Pavard me kokë pas gjysmë ore lojë dhe Çoupo Moting në pjesën e dytë realizuan golat për bavarezët. Bajerni e mbylli fazën në grupe, duke i fituar të gjashta ndeshjet. Në këtë grup jashtë mbeti Barcelona, që kalon në Ligën e Europës. Katalanasit mundën sot 2-4 çekët e Plzen.

Liverpuli mundi 2-0 Napolin në “Anfield”, falë golave të Mohamed Salah 5 minuta para fundit dhe Darvin Nunjez në shtesë. Dy skuadrat u barazuan me pikë (nga 15), por vendi i parë u takon italianëve për shkak të golaverazhit.

Totenhemi fitoi 1-2 me përmbysje në Francë dhe siguroi kalimin e grupit. Është kualifikuar edhe Eintraht Frankfurti, që fitoi 1-2 në fushën e Sportingut të Lisbonës. Tetë skuadrat e kualifikuara në grupet A, B, C dhe D janë: Napoli, Liverpuli, Porto, Bryzhi, Bajern Mynih, Interi, Totenhemi dhe Eintraht Frankfurti.

Champions, ndeshjet e fundit në grup
Sot
Bajer Leverkusen-Bryzh 0-0
Porto-Atletiko Madrid 2-1
Bajern Mynih-Inter 2-0
Liverpul-Napoli 2-0
O.Marsejë-Totenhem 1-2
Plzen-Barcelona 2-4
Rejnxhërs-Ajaks 1-3
Sporting-Eintraht Frankfurt 1-2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë