Futboll

Bajerni ‘flirton’ me Ronaldon, thellohet krisja me Levandovskin

Gazeta Si – Sadio Mane dhe jo vetëm. Bajerni i Mynihut ka në planet e tij edhe një emër të madh, si Kristiano Ronaldo. Portugezi mund të transferohet në Gjermani, nëse largohet Robert Levandovski.

Lajmi është bërë i ditur nga “As”, që shkruan se Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid. Portugezi duket se i pëlqen rregullat e trajnerit të rik ten Hag dhe synon një aventurë të re.

Ronaldo nuk është i lumtur te Mançester Junajtid. Gazeta Si, 24 qershor 2022

Te Bajerni ndërkohë është ashpërsuar përplasja mes klubit dhe sulmuesit polak. Levandovski mbetet i vendosur për t’u larguar nga bavarezët, por ka edhe një vit kontratë dhe klubi po këmbëngul ta mbajë kundër dëshirës së tij.

Sipas shtypit gjerman, tashmë edhe shokët e skuadrës kanë dalë kundër Levandovskit dhe gjasat janë që ai të kalojë te Barcelona së shpejti. Kjo situatë ka bërë që të dalë në skenë emri i Kristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez mund t’i japë një dorë Bajernit për të fituar Championsin. Bashkë me Mane do të bëhej një dyshe e frikshme në sulm. Ronaldo, i cili deri tani ka luajtur në Angli, Spanjë dhe Itali, është gati të provojë edhe Bundesligën, Bajerni e pret.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë